Politikë

Për herë të parë në Shqipëri! Mbërrin Macron, pritet të nderojë Kadarenë

Ceremonia pritet të zhvillohet në orën 20:00 në Pallatin e Brigadave. 

E.K
Për herë të parë në Shqipëri! Mbërrin Macron,
Emannuel Macron dhe Ismail Kadare

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron pritet të nderojë shkrimitarin Ismail Kadare me dekoratën më të lartë të Republikës së Francës "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit". Ceremonia pritet të zhvillohet në orën 20:00 në Pallatin e Brigadave. 

Me dhënien e kësaj dekorate do të nisë dhe zyrtarisht vizta zyrtare e Macron në Tiranë. Ky i fundit nuk mori pjesë në takimin e sotëm të Samitit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Tiranë, duke shënuar kështu herën e parë të zhvillimit të tij jashtë kufijve të Gjermanisë.

Vizita e Presidentit Macron në Tiranë është e para e një kreu i shtetit francez në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, i cili dop e presë me nderimet më të larta shtetëore. Më pas do të ketë një takim "kokë më kokë" mes dy liderve.

Axhenda e vizitës së Macron në Presidencë

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez.  Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
 
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
 
-Interpretohet  himni kombëtar francez;
 
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
 
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  
 
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
 
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
 
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
 
Shënim: Aktiviteti do të transmetohet live nga RTVPSH. Frekuencat do t’ua sjell pas pak.
Për median e huaj të akredituar në Shqipëri, lutem të sillni sot emrat dhe të paraqiteni në Presidencë në orën 07. 30./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB