Politikë

Noka dhe Gështenja dhunojnë gardistin

Siç duket edhe nga pamjet, punonjësi bën rezistencë, por duket mjaft i sforcuar për të ruajtur pozicionin e tij.

k.m.
Noka dhe Gështenja dhunojnë gardistin
Momenti i sherrit

TIRANË-Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Lefter Gështenja kanë dhunuar një punonjës të Gardës. Siç duket edhe nga pamjet, punonjësi bën rezistencë, por duket mjaft i sforcuar për të ruajtur pozicionin e tij. Ndërkohë që Noka nuk ndalet dhe të gjithë kohën e tërheq nga xhaketa. Edhe pse kishte disa deputetë e tërhiqnin prej krahësh dhe xhaketën, sërish gardisti nuk e la pozicionin e tij. 

Flamur Noka: Hapni rrugën! Hiqeni dorën. Ik andej.
Gardisti: Po çfarë je ti bo mor' burrë!

MOMENTI ME VIDEO:

Deputetët e opozitës, në pamundësi për t’u futur nga dera kryesore në parlament kanë tentuar të futen nga dera e pasme e Kuvendit. Por edhe në derën e pasme, deputetët u hasën me punonjësit e Gardës./ZËRI

Poll

MOS HUMB