
TIRANË- Garda ka bllokuar hyrjen e Kuvendit për të ndaluar deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në seancë. Pasi janë përplasur me gardistët deputetët shihen teksa kanë kaluar në hyrjen mbrapa të godinës së Kuvendit.
Bardhi: Nëse me truk dhe afate, sipas interesave të Ramës, ne jemi përjashtuar në një seancë, ku kanë kaluar 10 ditë nga përjashtimi. E kemi te ndarë mendjen ka skaduar afati duhet të hyjmë, por këtu nuk po lejohen të futen normalisht në seancë edhe deputetët që nuk janë të përjashtuar. Po futen vetëm deputetët e PS. Ne do tentojmë të hyjmë në respekt tw qytetarëve, i kemi mandate sakrifice dhe jemi këtu për të përfaqësuar qytetarët. Mandatet i kemi fituar përballë Edi Ramës dhe bandave të tij. Kemi mandate sakrifice, 730 mijë opozitarë dhe jemi këtu për t’i përfaqësuar. Kur të na japin mandatin siç ia ka dhënë Edi Rama atyre të Partisë Socialiste që janë kthyer në manikin. Çfarë dallimi ka një regjim diktatorial.