Politikë

Meloni nesër në Shqipëri/ DETAJE nga axhenda, vizitë në Gjadër e Shëngjin, më pas konferencë me Ramën

Ndërkohë në axhendën e dy liderëve është dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

E.K
Meloni nesër në Shqipëri/ DETAJE nga axhenda, vizitë në
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me të clin do të zhvillojë dhe një vizitë në Gjadër të Lezhës, në zonën ku pritet të ndërtohet dhe kampi i emigrantëve, në bazë të marrëveshjes që dy vendet nënshkruan në nëntor të vitit të shkuar. Meloni dhe Rama pritet të vizitojnë Gjadrin në orën 12:00. Një vizitë është parashikuar dhe në zonën ku do të priten emigrantët në portin e Shëngjinit. Ndërkohë në axhendën e dy liderëve është dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Punimet në portin e Shëngjinit, ku dhe pritet që të jetë kontakti i parë e emigrantëve me qendrën pritëse, punimet po shkojnë drejt fundit, po ashtu dhe në Gjadër ku do të ndërtohet kampi. Një ditë më parë në portin e Shëngjit mbërritën dhe policë italiane, të cilët do të garantojnë sigurinë fizike të emigrantëve. Ndërkohë fillimi i marrëveshjes së nënshkruar më 6 nëntor ndërmjet Melonit dhe Ramës do të nisë zbatimin me 15 shtator. Siç raportuan dhe mediat italiane një ditë më parë, 13.5 milionë euro janë parashikuar vetëm për marrjen me qira të anijes, e cila do të shoqërojë emigrantët deri në portin e Shëngjinit.

Më datë 6 nëntor 2023, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen, për të ndërtuar në Shqipëri dy qendra për të strehuar emigrantët. Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal që do të mbajë qendra në Shqipëri do të jetë 3000 emigrantë të huaj në muaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB