
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi në një konferencë për shtyp programin ekonomik të partisë së tij. Meta tregoi gjithashtu se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidojë si deputet.
"Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik,"-u shpreh Meta./ZËRI