
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vijuar akuzat e forta për tradhtarë brenda partisë, ndërsa prezantoi Tedi Blushin si kandidat për sekretar të përgjithshëm të Partisë. Meta foli për njerëz që kanë vendosur çimka brenda partisë që ai drejton.
“‘Ka shumë njerëz dhe në këtë seli që flasin kundër Tedi Blushit, hallet e atyre që flasin për Tedin po shtrëngohen. Këta nuk e kanë me Tedin, por e kanë me Ilir Metën, duan që partia e Lirisë të jetë një parti e kapur nga shteti. Hitleri thoshte se kur të shkon në Moskë Stalinin do ta vras të dytin, të parin do vras gazetarin e Radio Moskës.
Pse duan të na e vrasin këta Tedin? Se Tedi nuk ka firmosur për lobime, as ka qenë ministre, Tedi mëson nga gabimet, dhe mbi të gjitha është patriot. Ilir Meta ka nevojë për njërëz patriotë, dhe jo për çimkaxhinjë dhe çimkaxheshka’, tha Meta në fjalën e tij.
/ZËRI