Politikë

Ndizen "motorët" për zgjedhje/ Rama mbledh drejtuesit politik në selinë e PS

Prej disa minutash, kryesocialisti ka nisur një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjithë qarqet e vendit.

k.m.
Ndizen "motorët" për zgjedhje/ Rama mbledh drejtuesit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me takime në selinë rozë. Prej disa minutash, kryesocialisti ka nisur një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjithë qarqet e vendit. Por nuk dihet nëse pjesë e takimit është edhe kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi drejtuesi politik i qarkut, Erion Veliaj. Kjo pasi ky i fundit prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi iu nënshtrua në ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërsa të tjerët mendohet se janë të pranishëm në zgjedhje për të nisur që tani nga puna për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, në 2025. Pritet që pas takimit, siç edhe ndodh zakonisht, Rama të qëndrojë para gazetarëve për të dhënë një prononcim të shkurtër para mediave lidhur me detajet e takimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB