Politikë

Ndyshimet në Kodin Zgjedhor, tjetër padi në Kushtetuese, Lapaj dhe Shabani: Të vendosin qytetarët kush hyn në Parlament

Dy lëvizjet e reja në skenën politike, kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të shfuqizojë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor

E.K
Ndyshimet në Kodin Zgjedhor, tjetër padi në Kushtetuese, Lapaj
endri shabani ne dalje te gjykates kushtetuese

TIRANË- Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që kaluan në muajin Korrik në Kuvend, janë dërguar sërish në Gjykatën Kushtetuese. Pas LZHK-së së Dashamir Shehit, ndryshimet e bëra me dakordësi nga PS-PD, janë kundërshtuar dhe nga dy lëvizjet e reja në skenën politike “Shqipëria Bëhet” dhe “Lista Thurje”.

Endri Shabani nga “Nisma Thurje” u shpreh se Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se kanë pushtetin për të zgjedhur deputetët, por kjo është e drejtë Kushtetuese e shqiptarëve. Sipas tij, këto dy forca politike kanë rikthyer mes tyre marrëveshjen e arritur në vitin 2008.

“Në 2018 nisëm një fushatë kombëtare ku kërkuam hapjen e listave për ti dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin përfaqësuesit. Ja arritëm deri diku, e penguan përmes herësit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi herësin. Tani u bënë sërish bashkë si në 2008 për të rikthyer sistemin e 2008. Ne po ia adresojmë gjykatës Kushtetuese këto ndryshime për t’i shfuqizuar për t’i shfuqizuar. E para, në thelb është: Kush e ka pushtetin për të zgjedhur deputetët? Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se këtë të drejtë e kanë vetëm ata të dy. Ata vendosin se kush shkon në parlament dhe deputetët i përgjigjen atyre. Ne besojmë që kjo është e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. Problemi i dytë është që këta imponojnë jo vetëm votuesve të vetë, por edhe votuesve të Nisës Thurje dhe Shqipëria bëhet. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën”, u shpreh Shabani. Ai vijoi më tej duke thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ndryshimet, edhe pse pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme.

“Ka dhe një parim tjetër që ka të bëjë me sigurinë juridike. Në vitin 2021, shtetasit shqiptarë e fituan të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Këta duan t’ia heqin këtë të drejtë. Besojmë se Kushtetuesja do të veprojë njëlloj si në vitin 2021, të shfuqizojë ndryshimet. Duam që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e vet. Kjo është një betejë për Kushtetutën”.

Megjithatë, pavarësisht vendimit që do të marrë Kushtetuesja, Shabani thekson se Nisma Thurje do të hyjë në zgjedhje me lista të hapura.

“Me çdo sistem zgjedhor, sido të veprojë Parlamenti, sido të verojë Kushtetuesja, ne do të hyjmë në parlament me lista të hapura. Kjo është një betejë për demokraci dhe ne nuk do të ndalojmë së luftuari që ky vend nuk kthehet prapa në sistemin që kemi pasur në 1990”, u shpreh Shabani./ZËRI 

Poll

MOS HUMB