Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të zhvillojë nesër një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në organizimin e këtij takimi apo temat që do të diskutohen mes kreut të shtetit dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare.
Takimi vjen në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, ndërsa prej pesë ditësh Tirana është përfshirë nga protesta të shoqëruara me akte dhune dhe përplasje./ZËRI
Poll