Politikë

Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli, kush janë 10 figurat politike që i rikthehen jetës parlamentare?

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk kanë rikthyer asnjë figurë në parlament.

zh.ll
Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli, kush janë 10 figurat politike që i
Foto ilustrim: Tom Doshi, Jozefina Topalli, Edmond Haxhinasto dhe Bardh Spahia

TIRANË- 10 figura politike do t'i rikthehen jetës parlamentare në shtator, ku Kuvendi i ri me deputetët e zgjedhur të 11 majit pritet të nisë punimet. Partia Demokratike mban numrin më të madh të rikthimeve, me 8 të tilla. Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk kanë rikthyer asnjë figurë në parlament. Ndryshe nga partitë e tjera, PS ka zgjedhur një rinovim të grupit parlamentar me 53 emra të rinj. 

Deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, Jozefina Topalli, do të rikthehet në pozicionin e ligjvënëses pas një pause 8-vjeçare. Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cillët në vitin 2023 hoqën dorë nga mandati për të garuar në zgjedhjet vendore, do të rikthehen pas dy vitesh në parlament. Bardh Spahia dhe Klevis Balliu janë dy ish-deputetët që rikthehen sërish në postin e ligjvënësit. Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Ledina Alolli, janë ndër emrat e tjerë në radhët e demokratëve që do të rikthehen në karriget e parlamentit. 

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate rikthen Tom Doshin në jetën parlamentare, si nga 3 deputetët e kësaj force politike që dolën nga zgjedhjet e 11 majit. Një tjetër emër është ai i Edmond Haxhinastos, i cili rikthehet pas 6 vitesh si deputet, tashmë pjesë e Partisë së Lirisë (PL). 

Të gjithë së bashku janë në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 shtator 2025. Ndërkohë kampi rozë është në ankth në pritje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë e bërë traditë në fund gushti, është koha kur Edi Rama pritet të formojë qeverinë e re./ZËRI

Poll

MOS HUMB