Politikë

'Një spiun më pak'/ Zbardhen DEBATET në grupin e PD! 3 deputetë braktisin mbledhjen

Helidon Bushati ka braktisur mbledhjen, e po ashtu pas tij Agron Gjekmarkaj dhe Dashnor Sula.

E.K
'Një spiun më pak'/ Zbardhen DEBATET në grupin e PD! 3
Mbledhja e grupit të PD

TIRANË- Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit. Ka qenë fjalë e Tritan Shehut ajo që ka bërë që tre kolegë të tij të braktisin mbledhjen. Gjatë fjalës së tij, Shehu u shpreh se pas çdo mbledhje dalin në media diskutimet brenda saj dhe kjo është e patolerueshme. Në këtë moment Helidon Bushati ka braktisur mbledhjen, e po ashtu pas tij Agron Gjekmarkaj dhe Dashnor Sula.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij para largimit nga mbledhja, Sula ka kërkuar që PD të krijojë një qeveri në hije, ku brenda së cilës të jenë figura të pastra opozitare. Ndërsa Asllan Dogjani ka kërkuar që mbledhjet e grupit të mbahen në seli. 

Deputetja Albana Vokshi i ka kërkuar "llogari" Gazment Bardhit se përse grupi i Rrethemelimit nuk përfaqësohet në Bruksel, gjatë takimeve zyrtare. Një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Bardhi, i cili është shprehur se grupi i Sali Berishës, përfaqësohet nga Ina Zhupa, e cila në vizitën e fundit nuk ka marrë pjesë për arsye personale. Po ashtu mësohet se Vokshi i ka kërkuar Bardhit të propozohej një rezolutë ku të shkruhej se lideri i opozitës (Sali Berisha) është i burgopsur. Këtu Bardhi shprehet se nuk mund të flitet për emra të përveçëm, por për çështje. 

Ndërkohë Xhelal Mziu ka qenë më i ashpër në reagim pasi është shprehur se nëse vijohet në këtë mënyrë atëherë ai nuk do të jetë më i pranishëm. Ndër të tjera Mziu shton se baza e partisë është braktisur. Deputetja Dhurata Çupi gjatë fjalës së saj, ka kërkuar që grupi i PD të ketë një qëndrim të qartë sa i përket amnistisë penale.

Debatet:

Dashnor SulaNe duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propzimin e një qeverie në hije, ku të jënë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan DogjaniNe duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan ShehuPse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejueshme dhe e papranueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri-tjetrin, por u përballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetuese, mosndërhyrjen në punët e brendshme të PD, për komisionet hetimore parlamentare. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai (Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kësisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecën me axhenden e vet ne rrimë vendnumëro. Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifikim i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqinë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionarit si “grup i gatshëm” duhet te kete një limit. Pra ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverinë pa fund për ketë autoritarizëm. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite, ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo  radikalizmi, por jo racionalizëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i referohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qenë edhe Sali Berisha këtu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dhe me kalimin e kohës , do kthehet në dobësi  e jona dhe mbase rrezikojmë te humbasim edhe empatinë e shoqërisë.  Janë 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsiderohen padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërë brënda kësaj kornize. Nëse mundemi ejani ta radikalizojmë, po realisht se di sa fuqi kemi për ta realizuar dhe mesa shoh e kemi te gjithë këtë dyshim te gjejmë mundësi te bëjmë fjalën efikase sa me shume e kudo (Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem, i drejtohet Tritan Shehut)

Dashnor SulaEdhe unë po iki Tritan.

Albana VokshiPërse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment BardhiJuve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

Xhelal MziuNe duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendas, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimore. Të rikthehen me patjetër Koalicionet Zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmit politik. Sa i përket Situatës në PD. Bashkimi i Grupit Parlamentar në korrik 2023 ndikoj maksimalisht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut Opozitë-Pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkohore, dhe komisioneve hetimore ishte një betejë reale që e sensibilizojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombëtar, për shkeljen e Kushtetutës nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kur ka nevojë për Bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevoj dhe për përthithje të eksponentëve publik në Shqipëri, ka nevojë për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkues, shprese, triumfues ndaj Rilindjes. Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e elitave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërfshirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot.

Dhurata Çupi: Ne duhet te kemi qendrim te qarte per amnistine penale. Dhe duhet ta vendosim sot kete. Na marrin nga zonat dhe jane te interesuar per kete. Protestuesit tone qe enden neper gjykata duhet ti mbrojme pa asnje kompleks. Une do zbatoj vendimin e grupit gjithsesi por duhet te jemi te qarte dhe pa komplekese./ZËRI

Poll

MOS HUMB