Politikë

Noka i afrohet Spiropalit, i dorëzon pankartën në duar, ministrja e kalon me batuta

Teksa ishin mbledhur para Foltores së Kuvendit, Noka është shkëputur nga kolegët dhe i ka dhënë në duar Spiropalit pankartën.

k.m.
Noka i afrohet Spiropalit, i dorëzon pankartën në duar, ministrja
Flamur Noka dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është afruar sot ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke i lënë në duar një pankartë. Teksa ishin mbledhur para Foltores së Kuvendit, Noka është shkëputur nga kolegët dhe i ka dhënë në duar Spiropalit pankartën që lexonte: Gjykatat janë për drejtësi dhe jo miqësi politike!

Teksa Noka i dorëzoi pankartën, gjatë gjithë momentit ministrja ia aprovonte me kokë në shenjë ironie të gjitha ato që thoshte demokrati. Madje për disa sekonda i mbajti edhe pankartën. Kështu nga të dy palët, situata kaloi pa tensione. Pasi kreu "misionin" e tij, Noka iu bashkua kolegëve të tjerë duke krijuar zhurmë për të penguar zhvillimin e seancës. Kjo e fundit, si kurrë më parë, sot zgjati vetëm 7 minuta./ZËRI

Poll

MOS HUMB