Politikë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, surpriza nga Tirana dhe Kukësi, Xhaçka ia merr mandatin Gjylametit për 27 vota

Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5845 vota, Gjylameti grumbulloi 5818 vota.

I.F
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, surpriza nga Tirana
Votat e diasporës

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës nga Greqia për disa qarqe të vendit. Surpriza kanë ardhur edhe nga disa qarqe, ku deputetë kanë siguruar mandatet e tyre. Në Tiranë, Olta Xhaçka fitoi mandatin e deputetës me 27 vota më shumë se kolegia e saj Blerina Gjylameti. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5845 vota, Gjylameti grumbulloi 5818 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej më shumë se 3000 votash.

Në Kukës, kandidati demokrat ka rimarrë Isuf Çelaj mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Po ashtu, edhe kandidati socialist Eduard Shalsi ka marrë një mandat, duke shkuar kështu në Kuvend. Sa i përket Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e 9-të në këtë qytet.

Deputetët që do të shkojnë në Parlament janë: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu, ndërsa nga lista e hapur Damian Gjiknuri, kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.
Në Elbasan, PS ka ruajtur 10 mandatet, ku nga votat e diasporës ka siguruar 93,384 vota në total në këtë qark, nga ana tjetër  PD ka 42,314 vota.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi për qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e 5, ndërsa Partia Demokratike ka mbetur me 2 mandate.

Deri më tani, kanë mbetur vetëm 3 qarqe për votat e Greqisë, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Procesi i numërimit po vijon për qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB