Politikë

Operacioni i SPAK që çoi në pranga dhe shefin e policisë, Balla: Vatër kanceroze!

Sipas Ballës është urgjente pastrimi i policisë nga të gjithë elementët e lidhur me krimin, ndërkohë që përgëzoi SPAK për operacionin

E.K
Operacioni i SPAK që çoi në pranga dhe shefin e policisë,
Taulant Balla duke folur per mediat

TIRANË- Ministri i brendshëm Taulant Balla ka folur në lidhje me operacionin e fundit të SPAK, ku u vu në pranga dhe një shef komisariati policie në Tiranë, Dedan Gjoni. Balla tha se Policia e Shtetit ka zbatuar të gjitha urdhëarrestet për personat që ndodhen brenda vendit, ndërsa foli për domosdoshmërinë e pastrimit të radhëve të policisë nga të gjithë personat e lidhur me krimin. 

"Gjej rastin të përgëzoj policinë për realizimin me suksese të plotë të ndalimit të personave që ndodhen në territorin e Shqipërisë, falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin prokurorët e SPAK.

Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, besoj që ndajmë vlerësimin që e kemi ngritur në nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Të përfshirë në vepra të rëndësishme penale, krime kundër personit, lufta kundër trafikut të drogave.

Falë këtij bashkëpunimi me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda policisë, ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Një pjesë e operacioneve po kryhen falë bashkëpunimit me policitë dhe prokuroritë e vendeve partnere", tha Balla, i cili ishte pjesë e një takimi ku u prezantuan kandidaturat për kreun e AMP-së, pas largimit të Ardi Veliut. 

Kreu i ri i AMP-së pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave, ku nga 26 kandidatura të paraqitura fillimisht, janë përzgjedhur në final 5 prej tyre, ku do të dalë dhe emri i ri.

“Kemi përfunduar përzgjedhjen për drejtuesin e ri të AMP, kanë konkurruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në 5 kanidatura, dhe besoj se brenda kësaj jave do të përmbyllim”, tha Balla. 

Një operacion i SPAK mbrëmjen e djeshme, çoi në goditjen e një tjetër grupi kriminal pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc” .

PERSONAT E ARRESTUAR

-Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë të Tiranës, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

-Bujar Germizi (Ajeti), personazh i njohur i krimit në qytetin e Kukësit, i cili akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

-Besmir Mustafi, i dyshuar për trafik kokaine.

-Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

NË KËRKIM

-Eralb Breçani, djali i Erzen Breçanit, i cili dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

-Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mata dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

-Bujar Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.

-Artan Sulejmani, i dyshuar për trafik kokaine.

-Albert Prenga, i dyshuar për trafik kokaine.

-Bajram Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.

DETYRIM PARAQITJE 

-Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB