
KORÇË-Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat në Korçë ka komentuar hetimet për pasurinë e Monika Kryemadhit, ku vetëm një ditë më parë u paraqit në SPAK nëna e saj. Meta e ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi dhe është shprehur se nuk përbën asnjë ineteres për të.
“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër. Ua ka kërkuar Arben Ahmetaj ato 60 mln eurot ku janë, por nuk i gjejnë dot. Se kanë parë firmën e Veliajt”, tha Meta.
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime një ditë më parë u paraqit në SPAK ku është marrë në pyetje për më shumë se 5 orë nga hetuesit. Në fjalën e saj për mediat, Kryemadhi tha se ishte marrë në pyetje për pasurinë e saj, duke u shprehur se të gjitha i ka të deklarata në bankë, si të ardhura nga pallati që ka shitur. /ZËRI