Politikë

Për kë e ka Adriana Kalaja: Gomari i rrahu të vetët dhe u ngrit mbi ta, kushdo që e kundërshtonte... (POSTIMI)

Ajo ka shpërndarë një “fabul”, ku shkruan se “gomarit i duket vetja luan mes gomerëve”.

I.F
Për kë e ka Adriana Kalaja: Gomari i rrahu të vetët dhe u
Adriana Kalaja

TIRANË- Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, kandidatja për deputete Adriana Kalaja ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Kalaja duket se ironizon një nga drejtuesit e PD-së, por nuk jep emra. Ajo ka shpërndarë një “fabul”, ku shkruan se “gomarit i duket vetja luan mes gomerëve”.

 

“Kur Gomarit, i duket vetja Luan mes Gomerëve......

Pas një ndjekjeje të vështirë, luanët zunë një gomar.

Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni.”

E adoptuan, e rritën sipas mënyrës së tyre, derisa besnikëria e tij iu përket vetëm atyre.

Pastaj e kthyen te populli i tij si prijës i mbështetur prej tyre.

Ai i rrahu të vetët dhe u ngrit mbi ta.

Kushdo që guxonte ta kundërshtonte, u dorëzohej luanëve si ushqim.

Luanët nuk kishin më nevojë të gjuanin.

Sa për gomarin?

U bë luan mes gomerëve... dhe gomar mes luanëve”, shkruan ajo.

Por, nuk dihet se kujt iu është drejtuar Kalaja me këtë postim./ZËRI

Poll

MOS HUMB