Politikë

Përfundon mbledhja/ Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë të PD-së

Tashmë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve.

f.t
Përfundon mbledhja/ Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË-Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statutore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë. 

Tashmë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve. Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së PD-së.

Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes se Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit sipas ndryshimeve të reja statutore që u miratuan janë:

Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar

Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar

Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit

Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)

Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)

Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)

Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)

Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB