
TIRANË- Presidenca franceze ka sqaruar këtë të martë deklaratën e bërë nga Kreu i Shtetit Emmanuel Macron se do të ketë pezullim të vizave për Kosovën. Presidenca shprehet në një prpnocim për ABC se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ''mbetet e hapur''.
Reagimi i Presidencës: Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.
Çfarë tha Macron sot në Tiranë
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se pavarësisht se Franca e ka mbajtur fjalën e saj në raport me Kosovën, kjo e fundit nuk e ka bërë. Ai shtoi se pret që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa Kosova të njohë asosacionin e Komunave Veriore dhe të riorganizojë zgjedhjet e reja.
Emmanuel Macron: Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësiqë presidenti serb Al;eksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë./Zëri.ai