Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sërish me tone të ashpra ndaj klasës drejtuese politike të Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë- Serbi duke i cilësuar si vetëfutje në kurth lëvizjet e fundit, sidomos të kryeministrit Kurti.
I pyetur nëse kishte biseduar më kryeministrin e Kosovës në lidhje me lidhje me kritikat e tij, kryeministri Rama nuk dha një përgjigje me po se jo, por insistoi duke zbuluar dhe një bisedë të brendshme mes liderve evropian dhe ato të Ballkanit duke cituar kryeministrin holandez Mark Rutte.
“Po ju sjell i paautorizuar po besoj se nuk do jetë problem një moment nga kryeministri i Hollandës Rutte kur iu drejtua të dyve me fjalët: Mos harroni kurrë që në një kompromis më shumë se çfarë duhet të fitosh është çfarë nuk duhet të humbasësh. Por po të bëjmë një llogari të gjërave për tu humbur nga shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe kudoqoftë është me një kosto shumë të lartë se llogaria se çfarë mund të fitojmë. Shqiptarët janë në ditët më të mira, shqiptarët e MV flisnin dikur për dimensionin që duhet të kishte një flamur shqiptar që duhej të vendosej në dritaret e shtëpive, sepse ligji atje e kishte që duhet të ishte më i vogël në raport me atë maqedonas, ndërsa sot atje shqipja është gjuhë zyrtare”.
Rama gjithashtu foli hapur për çështjen, ndryshe nga Macron i cili përdori gjuhë diplomatike duke mos përmendur në asnjë moment sanksionet për asnjërën nga palët. Por ishte Rama i cili zbuloi se në tavolinë me sa duket për Kosovën është dhe heqja e të drejtës për të lëvizur në vendet e BE-së, vendim i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të 2024-s.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por që nuk ka qenë kurrë më mirë por do të ishte dramatike që të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirshëm në BE, por kanë në tavolinë një plan franko gjerman që është më e mira e mundshme që mund të ketë. Por po e përsëris dhe këtu, Bill Klinton tha kur ishte këtu për vizitë: Thuaju miqve të mi në Kosovë çfarë i ndodhi Palestinës, kishte marrëveshjen më të mirë dhe izraelitët ranë dakord dhe të nesërmen Arafat më tha nuk e firmos. I thashë a e kupton që nëse e kthen këtë marrëveshje nuk do të ketë më mirë më tha e di por nuk e firmos. Atëherë Klinton më tha shiko ku është Palestina, ndërkohë që unë them shihni ku është sot Palestina. Ky vend është shkatërruar nga klasa e vet politike. Hamasi përdor sot popullin e vet për tu mbrojtur nga raketat. Sot më e mira e madhe e Kosovës është ta firmosë unilaterisht marrëveshjen dhe sikur Serbia të mos dojë dhe tia dorëzojë BE-së dhe të futet në një proces me unionin. Është e tmerrshme të mendosh që ky oportunitet që ka Kosova dhe të mbytet në një lugë uji se çfarë thotë dhe çfarë bën presidenti i Serbisë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia, e të sillet bashkë me Shqipërinë si një Evropë në Ballkan. Këto nuk janë kushte që i vendos BE, këto janë mundësira për ta çuar përpara marrëveshjen e paqes”, tha rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emanuel Macron.
Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria nën drejtimin e tij do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim zyrtar:
Për mua as nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes pa u kapur se çfarë bën ai tjetri. E përsëris e pajustifikueshme ajo që ndodhi në Kosovën e Veriut: shpallja e ditës së zisë për 3 kriminelë. Po kjo s’mund të ndalojë procesin dhe paqja na intereson në Kosovë. Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë ndalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por kjo s’mund të kërkohet tek presidenti i Francës. Shqipëria, bedel i politikës së ditës, faktorëve jashtë shqipërisë nuk mund të bëhet dhe çdo shfaqje jo evropiane nuk ka lidhje me ne.
Ndërsa i pyetur për të njëjtën çështje presidenti francez foli për përgjegjshmëri dhe mbajtje falje nga të dy palët:
Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë. Zëri.ai