Politikë

Prej 5 orësh komision! Çfarë po ndodh me deklarimet për 'TIMS'

Balla dëshmoi për rreth dy orë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” me dyer të mbyllura.

f.t
Prej 5 orësh komision! Çfarë po ndodh me deklarimet për
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS ka filluar prej 5 orësh. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për TIMS të bëhet me dyer të mbyllura. Sipas Rrumbullakut, arsyeja është se dëshmia e tij përmban të dhëna sensitive. Dëshmia e Rrumbullakut vijoji pasi ajo e Ministrit të Brendhëm Taulan Balla u shty për një ditë tjetër.

Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.

Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara. 

Balla dëshmoi për rreth dy orë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” me dyer të mbyllura. Por për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor dëshmia e tij është spostuar për një ditë tjetër, kur të gjithë anëtarët e komisionit të pajisen me certifikatë sigurie. 

Mbedhja filloi me debate dhe shkak u bë kërkesa e Ballës. Nënkryetari i komisionit Toni Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji të hedhë në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, disa herë rresht. Por Salianji ka kërkuar që Balla të paraqitet në sallë, të miratohet rendi i ditës dhe më pas të vendosin nëse mbledhja do të mbahet apo jo me dyer të mbyllura. Deputetët e PS "braktisën" dhe zhvilluan një pushim të shkurtër për të vijuar më tej me dëshmitë./ZËRI

Poll

MOS HUMB