Politikë

Protesta e opozitës/ Mediat ndërkombëtare: Mijëra mbështetës të opozitës marshuan kundër Qeverisë

Po ashtu Associated Press shkruan se mijëra mbështetës të opozitës mbajtën në Tiranë një protestë antiqeveritare. Sipas AP, protesta tregon një mbështetje për kryedemokratin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

E.K
Protesta e opozitës/ Mediat ndërkombëtare: Mijëra
Foto ilustruese

TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë të martë protestën e thirrur nga opozita para selisë së Kryeministrisë. Kështu The Washington Post shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare protestuan në Tiranë kundër Qeverisë dhe korrupsionit. Po ashtu, WP ndalet dhe incidentet që shoqëruan protestën.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën të martën një protestë antiqeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i shtatores kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, thuhet në artikullin e WP.

Po ashtu Associated Press shkruan se mijëra mbështetës të opozitës mbajtën në Tiranë një protestë antiqeveritare. Sipas AP, protesta tregon një mbështetje për kryedemokratin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

“Protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij të privatizojë tokën publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, thuhet në artikull.

Dhe Abc News i ka kushtuar vëmendje protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në artikull, Abc News iu kushton vëmendje ndarjes së Partisë Demokratike dhe mosmarrjen pjesë në protestë një pjese të saj.

“Jo të gjitha grupet opozitare iu bashkuan protestës. Mbështetësit e një krahu të Partisë Demokratike të përçarë që nuk mori pjesë, akuzuan Berishën se e mban protestën për përfitime personale dhe si një mënyrë për të rritur numrin e mbështetësve të tij. Mbështetja për të u zvogëlua ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara në 2021 dhe Mbretëria e Bashkuar në 2022 e ndaluan atë dhe anëtarët e afërt të familjes të hynin për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion”, shkriuan Abc News.

Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha zhvilloi një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha e ndoqi nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve, të cilët hodhën molotov, kapsollë dhe tymuese drejt Kryeminsitrrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB