Politikë

Protestat e opozitës, Veliaj: Dogjën një monument kulture

Veliaj tha protestuesit, të vetmen gjë që kishin bërë ishte djegia e një godine që është monument kulture.

k.m.
Protestat e opozitës, Veliaj: Dogjën një monument kulture
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestat (4 në total) të zhvilluara nga opozita pas arrestimit të disa ish-drejtorëve nga Prokuroria e Posaçme. Në një intervistë të dhënë për "Report TV", Veliaj tha protestuesit, të vetmen gjë që kishin bërë ishte djegia e një godine që është monument kulture. Kështu i referohet godinës së Bashkisë së Tiranës, duke hequr paralelen me mbrojtjen që të njëjtat persona i bënin Teatrit Kombëtar. 

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për Teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor,”- tha Veliaj ndër të tjera në fjalën e tij.

Për aktet e dhunës në protestë, janë arrestuar disa persona, pasi kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB