
TIRANË-Ilir Meta vendosi të mos e ndiqte fjalën e Monika Kryemadhit në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë. Ai doli jashtë godinës së Pallatit të Kongreseve dhe takoi disa simpatizante vajza që po marrin pjesë në Konvetën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Në nisje të fjalimin të tij në Konventën e Partisë së Lirisë, thirrur me qëllim Rithemelimin dhe shkëputjen nga nepotizmi të partisë, Ilir Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve. Gjthesei Kryemadhi vijoi fjalimin me propozimet dhe nuk komentoi fjalët e kreut të PL.
“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi, Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi.
/ZËRI