
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e zhvilluara nga Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë, jashtë godinës së Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë të dhënë për "ReportTV", Erion Veliaj duke përllogaritur tubimin e radhës, që përkon me dhënien e qytetarisë së nderit Ali Ahmetit, apeloi që të mos e bllokonin këtë ngjarje.
Protesta ditën e martë? Ata janë një stan me lepuj, te filmi ‘Beni ecën vetë’, Beni bërtiste me zë të lartë dhe ulëriste në pyll që t’i hiqte frikën vetes, jo që të trembte të tjerët. Këta bëjnë zhurmë për t’i heq vetes frikën nga humbja e radhës, po nuk e dëmtojnë qytetin. Sigurisht, përfundojnë nëpër Instagrame dhe reelsat e turistëve. Unë po bëj çmos t’i çoj turistët tek Kopshti Zoologjik, ata bëjnë çmos ta kthejnë Kopshtin Zoologik në qendër të Tiranës, por kjo është zgjedhja e tyre. Kështu që nuk e ndërpresim jetën e qytetit. Unë jam rritur vetëm që 10 vjeç, ata i njohin me emrin e prindërit. Ata le të vijnë se kemi disa vendime të rëndësishme. Atë dite ne kemi vendime të rëndësishme, janë kryesisht vendime të ndihmës ekonomike, të shpërndarjes së parave për disa shtëpi që janë djegur aksidentalisht, janë 26 shtëpi në per bonus qiraje per tërmetin dhe kemi një vendim të madh, simbolik për dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ per Ali Ahmetin. Nëse duan të bëhen gazi botës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, dhe të bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e qytetarisë së nderit, Ali Ahmetit, apo të pengojnë ndihmën ekonomike, le ta bëjnë, por di të them se qyteti ka menaxhuar vendimmarrje të Këshillit Bashkiak edhe në pandemi, edhe pas tërmetit, kështu që, një lloj karagjozllëku i tillë nuk pengon jetën e qytetit. Siç thashë, është një stan me lepuj dhe me gjithë insistimin tim që t’i çojmë njerëzit te Kopshti Zoologjik, insistimi i tyre për ta sjellë Kopshtin Zoologjik këtu është e drejtë e tyre, jetojmë në demokraci nuk ka asnjë problem. Lemurët, lepujt, tigrat, pllumbat të vijnë të gjithë këtu. Unë isha në Bashki se këtë punë kam. Thelbi është që vendi po lulëzon, nuk përbën kuriozitet ku jam unë, por çfarë pune ka ish-gardisti i Saliut në Bashki. Çfarë pune ka dikush 300 kg si sallam që i hidhet Policëve. Unë jam në punën timë. Ky është komenti im. Më vjen keq që Tirana po ecën shpejt, disa qyqarë po humbasin jetën e tyre. Nëse pyet një njëri të thjeshtë; çfarë ka bërë për ty Ilir Meta, përveçse sillet si lunatik? Eksitimi i disa njerëzve që të shahet Tirana dhe Shqipëria. Janë kantiere ndërtimi. Në finale qyteti dhe shteti do ngelen këtu,”- u shpreh Veliaj.