Politikë

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, mbledhja nis me Ramën

Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

k.m.
PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, mbledhja nis me Ramën
Edi Rama

TIRANË- Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Takimi do të mbahet online dhe do të nisë në orën 17.00 të pasdites me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Pas kreut të socialistëve, një fjalë të shkurtër do të mbajë edhe sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi. Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, mbledhja nis me Ramën

Në mbledhje pritet të miratohet edhe vendimi për thirrjen e Kongresit të PS, i cili është parashikuar që të zhvillohet këtë korrik, para nisjes së pushimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB