Politikë

Komisioni TIMS/ Shtyhet për nesër mbledhja, kush janë 3 dëshmitarët që do merren në pyetje

Për shkak të kërkesave të dëshmitarëve, por dhe agjendës së ngarkuar parlamentare të anëtarëve të komisionit, mbledhja me të njejtin rend dite do të zhvillohet ditën e Martë, datë 11.06.2024

E.K
Komisioni TIMS/ Shtyhet për nesër mbledhja, kush janë 3
Komisioni TIMS

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, e cila ishte parashikuar që të mbahej këtë të hënë, është shtyrë për ditën e nesërme.

Shkak për shtyrjen e mbledhjes janë bërë kërkesat e dëshmitarëve, por dhe agjenda e ngarkuar parlamentare e anëtarëve të komisionit, informon kryesia e Kuvendit.

Mbledhja me të njëjtin rend dite do të zhvillohet ditën e Martë, datë 11.06.2024

 Ora 12:00 - Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;

Ora 13:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;

Ora 14:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Komisioni hetimor parlamentar i TIMS-it ka në fokus hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS. Për hetimin parlamentar janë kërkuar dokumente dhe informacione shtesë nga një sërë institucionesh shtetërore si Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, SPAK dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri. Komisioni hetimor u ngrit me kërkesën e Partisë Demokratike.

Më herët në Komision kanë dhënë dëshmitë e tyre ministri i brendshëm Taulant Balla, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, si dhe ish-shefi i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça. Dëshmitë e tyre janë dhënë me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB