Politikë

Rama i pret ‘biletën’ PD-së: Nuk merr më shumë mandate se në ’97-tën, mbajeni shënim!

Rama i bindur për rezultatin që do të ketë PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

E.K
Rama i pret ‘biletën’ PD-së: Nuk merr më shumë
Edi rama dhe sali berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, ka bërë parashikimin e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku tha se Partia Demokratike do të bjerë në greminë, njësoj si në vitin e largët 1997. Rama tha se duke analizuar të dhënat në terren, ai parashikon dhe është i bindur se PD nuk do të marrë një rezultat më të lartë se 97, ku arritën të siguronin vetëm 25 deputetë në Kuvend.

Edi Rama: Ka një gjë sot që është me keq se 30 vite më parë, është Partia Demokratike. Mbajeni mend këtë fjalë që po ju them, jo vetëm nga patronazhistët, në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandat se në vitin 1997. I vetmi ndryshim është se asokohe e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Një destinacion që ka rënë në atë greminë, prej udhëheqjes së saj.

Më herët gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi me ekipin drejtues të PD-së për fushatën e ardhshme, duke thënë se janë të njëjtë humbës kronikë, që i siguruar disa ‘fitore’ radhazi Lulzim Bashës. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB