Politikë

Rama jep këshilla për të rinjtë: Kate Winslet punonte në sallameri përpara se të merrte rolin te 'Titaniku'

Me ndryshimet e reja të rinjtë sipas tij, duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe të jenë të duruar për vendin e punës pasi përfundojnë studimet.

f.t
Rama jep këshilla për të rinjtë: Kate Winslet punonte
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim që zhvilloi ditën e sotme me partneret ndërkombëtarë dhe me drejtuesit e shkollave profesionale në vend. Rama theksoi se qeveria do të krijojë Fondin Kombëtar të Aftësimit, një fond i cili do të shkojë për kapitalin njerëzor. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë dha edhe disa këshilla për studentët, të cilët vendosin të studjojnë jashtë.

Me ndryshimet e reja të rinjtë sipas tij, duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe të jenë të duruar për vendin e punës pasi përfundojnë studimet. Ai madje solli edhe shembull të aktorëve të huaj si Kate Winslet, e cila fitoi Oscar me Di Caprio me Titanikun. 

Edi Rama: Me këtë fondin që do të bëjmë, do ua marrim ne paratë. Dhe do t'i kthejmë në investim për kapitalin njerëzor. Këto janë vitet më sfiduese për turizmin. Rastet e vendeve që u ka ndodhur efekti i kundërt pasi janë bërë vende trendi, nuk janë pak. Dhe ne nuk duhet të jemi një nga ato vende, do të ishte katastrofë. Duhen edhe njerëzit që shërbejnë aty, nuk mjaftojnë vetëm kushtet. Si shpjegohet që në shumë hotele prestigjoze nuk ka kamarierë të rinj, ata janë aty prej 30 vjetësh si zotërinj të shtëpisë. Para disa kohësh, roja i derës me kostum në Angli ishte 70 e ca vjeç, dhe më tha nuk më lënë të iki në pension. Janë figura të kësaj industrie, nuk janë "hajde se po të marr kamarier". Kamarier, kamarier po në hotele lukzoze nuk ka të rinj janë si zotërinjtë e shpisë. Nuk janë juristë janë kamarier kanë bërë shkolla të tjera, nuk është rruga e hapur mbarove universitetin dhe po të presin ty. Shumë nga ata kanë bërë shkolla të tjera, por nuk është se u hap rruga, mbarove universitetin dhe direkt po të presin ty. Kate Winslet, fitoi Oscar me Di Caprio me Titanikun, por pasi mbaroi një nga shkollat më të mira për Aktrim, punonte në sallameri dhe shkonte punonte për të marrë role.

Poll

MOS HUMB