
BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Lajmi është bërë me dije nga vetë kreu i qeverisë me anë të disa fotove në rrjetin e tij social "Facebook". Megjithatë nuk ka bërë me dije asnjë detaj lidhur nga takimi.

Fotot i ka shoqëruar me përshkrimin: Bruksel - Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian.
Më herët, edhe kryeministri Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Edhe në takimin e fundit, Rama nuk ka dhënë detaje, veçse ka shpërndarë foto. Ndërsa Michel ka reaguar përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Tëitter. Në postimin e tij, ai ka diskutuar me Ramën edhe për hapat përpara që Shqipëria duhet të bëjë në rrugëtimin evropian.

"Me Edi Ramën diskutuam rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndesim gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën,"-shkroi ai.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ka bërë me dije asnjë detaj nga takimi, ndoshta pas përfundimit të takimeve do të dalë me një njoftim zyrtar./ZËRI