Politikë

Rama sinjal për të "tijët": Kush del nga rruga e drejtë, e pret ligji

Kreu i Qeverisë shqiptare u shpreh se miti i të “paprekshëme’ ka rënë ndërsa “paralajmëroiu”  të tijët se kush del nga rruga e drejtë përballet me pasojat.

Zeri
Rama sinjal për të "tijët": Kush del nga rruga e
Edi Rama

DURRËS- “Pandëshkueshmëria ka marrë fund”,-ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama përcolli nga Durrësi gjatë takimit të Asamblesë së Zgjeruar Socialiste në këtë qark. Sipas Ramës, lufta për hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi ka qenë e drejtë dhe e duhura. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se miti i të “paprekshme’ ka rënë ndërsa “paralajmëroi” se ata që do dalin nga "rruga e duhur" do përballen me pasojat. 

Edi Rama: Lufta për reformën në drejtësi ka qenë lufta e drejtë , lufta e duhur dhe do të na çojë aty ku duhet. Kanë filluar të shikohen shenja domethënëse. Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkuemërisë, nuk ka më persona të paprekshëm që dikur ishte e pamundur. Pyetjet që bënin se a do ta jetosh ti ditën kur të shohësh një ministër në burg, njerëzit thonin kurrë. Por kjo ditë ka ardhur, dhe ka ardhur për të qenë pjesë e jetës shoqërore të këtij vendi dhe kush del nga rruga e Zotit, do të duhet të përballet me ligjin. Do të mundohemi ta mbështesim drejtësinë pa kushte dhe deri në fund. Nuk është e lehtë kur sheh njerëz që ke ndarë një pjesë të rrugës shfaqin tjetër, fytyrë për shkak se dalin të përzier në punë që nuk janë ato të përbashkëta. Por kjo është ajo që kemi kërkuar dhe kjo është ajo që po ndodh dhe do të bëjmë çmos që të bëhet e pakthyeshme dhe kjo do të bëhet e pakthyeshme.

I ndalur tek sitiuata e krimit në vend, Rama tha se sot Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në Europë.

Edi Rama: Mbaj mend në fushatën e 2013 në çdo vend njerëzit thoshin vetëm na hiqni krimin kriminelët se na mbytën të të gjitha noveleve. Që nga ata me kthetra të gjata deri te hajdutët e pulave. Nuk e them unë këtë, Shqipëria është me vendin me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në të gjithë Europën. Këtë vit kemi një ulje të numrit të vrasjeve. Këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë më shumë se gjysma. Gjëja që dëgjon nga turistët kur vijnë në Shqipëria është siguria që do bëhet një mall më i shtrenjtë në Europë që sot të vjen të habitesh por është shumë e thjeshtë dhe ndodh shpesh. Dil njëherë natën diku tjetër… Ky është moment i rëndësishëm por sigurisht që ka edhe më mire.

Më herët kryeministri Edi Rama dhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë komentoi lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sa i përket arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vënien nën hetim të këtij të fundit. Nga radhët e socialistëve, Ramës i kanë përfunduar pas hekurave ish-ministra dhe ish-deputetë, por dhe ish-kryebashkiakë. Ndërkohë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në arrati./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB