Politikë

Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS "rikuperon" 30 vota të humbura, PD 16

Më shumë ka siguruar Partia Socialiste që  ka marrë 30 vota "të humbura".

k.m.
Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS "rikuperon" 30 vota
Foto ilustruese

TIRANË- Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në KQZ, nga rinumërimi i 71 kutive nga 1282 të tilla, rezulton se Partia Demokratike është rritur me vetëm 16 vota. Më shumë ka siguruar Partia Socialiste që  ka marrë 30 vota "të humbura". Me "minus" votash deri më tani ka dalë koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Partia Mundësia dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim. 

Rezultatet e deritanishme: 

Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS "rikuperon" 30 vota

1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 16 më shumë
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 2 më shumë 
3. Lëvizja Atdheu LA - 
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA  -4 
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 30 më shumë
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB -
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 1 më shumë
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 1 më shumë
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH -1 
10. Partia Mundësia MUNDESIA 720 723 -3
11. Partia Socialdemokrate PSD 8 më shumë

Prej orës 09:20 minuta të kësaj të mërkure, në ambientet e pallatit të sportit "Fahrie Hoti" ka rinisur numërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, referuar subjektit dhe kandidatëve në garë. Të pranishëm, duke ndjekur rinumërimin, janë një sërë përfaqësuesh politikë. Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë "Mundësia", që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

Poll

MOS HUMB