Politikë

Me syzet vënë! Salianji del i qetë nga PD, do shkojë të arrestohet! Deputeti: S'ngopem duke bërë mirë

Teksa doli me syzet vënë nga selia e PD, Salianji tha edhe fjalët e fundit para gazetarëve.

k.m.
Me syzet vënë! Salianji del i qetë nga PD, do shkojë të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dalë nga selia e PD për tu nisur dret Drejtorisë së Policisë. Teksa doli me syzet vënë nga selia e PD, Salianji tha edhe fjalët e fundit para gazetarëve. Demokrati u shpreh se gjithçka e ka bërë për interesin e publikut dhe do të sakrifikojë lirinë e tij për të vërtetën. 

Ervin Salianji: Këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopeni me të mirën. Grupi i PD ka vendosur që të ngujohej, por unë jam shprehur se do të vetëdorëzohem, do ta bëj betejën nga burgu. Ka më të mirë se ata, ne jemi më të mirë se ata. Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën dhe në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur që të lajmërojmë asnjëlloj forme të protestës, por miqtë që janë do t'i takoj aty. Ju falenderoj ju mediat. Ju falenderoj shumë dhe do të shihemi shpejt.

Salianji do të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku do të firmosë aktet e më pas do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, nga ku do të dërgohet në burgun e Fierit.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB