Politikë

Shqetësim emigrantët! Rishi Sunak zhvillon telefonatë me kryeministrin Edi Rama

Telefonata mes të dyve është bërë me dije nga qeveria britanike

E.K
Shqetësim emigrantët! Rishi Sunak zhvillon telefonatë me
Edi rama dhe rishi sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike paraditen e sotme me Kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga qeveria britanike, përmes një njoftimi për shtyp, ku sqarohet se Rama-Sunak biseduan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Dy liderët folën edhe për emigrantët. Rama dhe Sunak ranë dakord se më shumë punë nevojitet për t’u bërë në lidhje me migracionin e paligjshëm në Europë. Këtë çështje do ta diskutojnë nga afër në takimin e Komunitetit Politik Europian në Mbretërinë e Bashkuar në muajin Korrik.

Rama dhe Sunak theksuan gjithashtu rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Dy liderët biseduan edhe për situatën në Lindjen e Mesme, ku theksuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.

Poll

MOS HUMB