Politikë

Si do votojë Diaspora? KQZ harton draftin: Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se kërkesa për të votuar do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, e cila në draft përmendet me akronimin "PER".

k.m.
Si do votojë Diaspora? KQZ harton draftin: Regjistrimi nis 120 ditë
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin për sistemin e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë vendit! Në draftin me 5 faqe, votuesit duhet të regjistrohen online 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para ditës së votimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve  njofton se kërkesa për të votuar do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, e cila në draft përmendet me akronimin "PER". Kjo faqe do të mund të shkarkohet në çdo mjet elektronik, kështu që zgjedhësit mund të krijojnë llogarinë e tyre. 

Pasi të kenë krijuar llogarinë e tyre, votuesit duhet të skanojnë një mjet identifikimi (pasaportë ose ID); së dyti duhet që të ngarkojë një dokument që provon se jeton jashtë Shqipërisë; më pas jep të dhënat personale lidhur me vendbanimin.

"c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme: i. adresën personale të postës elektronike (email); ii. numrin e celularit personal; iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka)."

Po sipas KQZ, lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore. Në rast se një qytetar është regjistruar dhe nuk e gjen emrin e tij në listë zgjedhore, KQZ udhëzon që të bëjë kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës.

"Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës."

Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të kushtojë 250 milionë lekë. Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 milionë euro shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së nëpërmjet shërbimit postar me shpenzime te zgjedhësit./ZËRI

DOKUMENTI I PLOTË MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB