
SHBA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup shqiptarësh që jetojnë në Nju Jork, SHBA. Gjatë takimit aktivistja Ferzileta Gjika është përplasur me Ramën, duke përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër. Ferzileta Gjoka, pjesë e shoqatës Stopskavica.org i kërkoi Ramës që të rimendojë projektin e Skavicës që zhduk shumë fshatra e varros një pjesë të mirë të historisë së Dibrës si dhe zhvendos mijëra banorë nga pronat e tyre. Ndër të tjera ajo i tha kreut të qeverisë se Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.
“Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqerise civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork. Kundershtimi ndaj Diges se Skavices ka ngritur shqetsimin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin e Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s’mbaron kurre. Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilesise se punimeve pasi e kemi pare nga afer. Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo:
Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje meter katror asfalt.
Njesia Rec,
Njesia Zall-Dardh,
Njesia Arras (Cidhen)
Njesia Muhurr,
Njesia Lure,
Njesia Luzni,
Njesia Selishte,
Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqiperise. Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinancionin me te afert turistik luginen e Drinit te Zi dhe te mbeshtesni me zhvillim infrastructuror keto 7 njesi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen uje pjesen me historike te Kombit Shqiptar, nderkohe qe sot ka plot burime alternative per energy? Kerkonte ti shmangej pyetjes, dhe nuk u pergjigj, replika vazhdoi.. Per me shume ndiqni videon”, shkruan Ferzileta Gjika teksa shpërndan videon më poshtë.
Rama e kudërshtoi duke i thënë se Skavica do bëhet sapo të zgjidhet çështja e financimit dhe se nuk është e vërtetë se zhvendos mijëra banorë./ZËRI