Politikë

Spiropali 'merr në pyetje' Bardhin: Je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Demokrati: Po ti? Mos je gjë motra e Olsit?

Pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi votën "abstenim" të opozitës për projekt-rezolutën "anti-korrupsion", ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i vuri në dukje ndryshimet në qëndrim që ka pasur Bardhi gjatë viteve.

k.m.
Spiropali 'merr në pyetje' Bardhin: Je djali i sapoadoptuar i
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Pikëpyetjet për origjinën dhe personalitetin kanë mbizotëruar fjalën e Gazment Bardhit dhe Elisa Spiropalit në Kuvend. Pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi votën "abstenim" të opozitës për projekt-rezolutën "anti-korrupsion", ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i vuri në dukje ndryshimet në qëndrim që ka pasur Bardhi gjatë viteve. Sidomos duke i mëshuar akuzave që dikur Bardhi ngrinte ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilit i referohej si "Babai i Zenit". Përgjigjen lidhur me "trungun e familjes" ia dha vetë Bardhi, duke i bërë të njëjtat pyetje mbrapsht.

DEBATI MES TYRE:

Spiropali: Pyes veten kush je Gazi? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit tënd. Kush je koleg? Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat, por është të kesh 2 mendje është hall i madh. Hallin nuk ta qaj dot, ja edhe njëherë, ne dhe ju. Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dot dakord. Paskemi ndryshuar, nga kundër, votën do e jepni abstenim. Jeni në të drejtën tuaj, por unë shumë modestisht po iu ftoj për të kundërtën. Pavarësisht sesi do të votoni rezuluta nuk është ndryshim kursi i vendit, por thellim i reformimit për të bërë Shqipërinë shumë herë më të mirë sesa sot. Në të gjitha debatet që mund të bëhen ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Ndarja e propozuar mirë apo keq është se pushteti është pjesë e sistemit, por të ndershmit e luftojnë korrupsionin.

Bardhi: Ne nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji dhe e kemi seriozisht. Unë jam Gazment Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollcës, ti do të dojë të ishe vajza e babait të Surrelit. Mos je gjë motra e Olsit? E Arben Nokës? Motra e adoptuar e Bajrave? Kunata e Pëllumb Gjokës? Gjeje përgjigjen se kush je, sepse unë e kam përgjigjen për të gjitha këto pyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB