Politikë

Strasburgu i thotë “JO” procedurës së përshpejtuar, marrëveshja Rama-Meloni rrezikon që të zhbëhet

Mediat italiane thonë se marrëveshja mes dy vendeve është në rrezik

E.K
Strasburgu i thotë “JO” procedurës së
Rama Meloni

TIRANË- Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, për të sjellë emigrantë të huaj drejt Shqipërisë, rrezikon që të zhbëhet, për shkak të një vendimi që është marrë së fundi nga Gjykata e Strasburgut. Në protokollin që është firmosur mes kryeministrave të dy vendeve, parashilohet që emigrantët e shpëtuar në Mesdhe, të dërgohen me procedurë vtë përshpejtuar drejt Shqipërisë.

Në këtë marrëveshja parashikohet dhe garancia prej 5 mijë eurosh për secilin prej tyre, teksa qëndrojnë në pritje të kërkesës dhe vendimit për azil. Mirëpo praktika e përshpejtuar kufitare, është një çështje për të cilën gjyqtarët në Itali kërkuan vendimmarrje nga Strasburgu, ndërsa ministria e Brendshme italiane kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.

Gjykata Evropiane është përgjigjur me “jo”, ndaj efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje të përkohshme me afat të papërcaktuar për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe. Konkretisht, Gjykata e Kasacionit kërkoi një përgjigje në lidhje me direktivën "2013/33/BE” të Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, që përmban rregulla në lidhje me pritjen e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjykatës së Strasburgut iu desh të sqaronte nëse kjo direktivë përjashton "një rregullore të ligjit të brendshëm që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit, dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme, pa lejuar as mundësinë që azilkërkuesi të vendosë vetë garancinë nëpërmjet ndërhyrjes së palëve të treta, megjithëse në kuadrin e formave të solidaritetit familjar, duke aplikuar kështu metoda që mund të pengojnë përdorimin e masës alternative nga ata që e bëjnë këtë”.

“Për Gjykatën e Drejtësisë nuk është çështje që duhet të trajtohet me procedurë urgjente, por që duhet të trajtohet me procedurë të zakonshme”, ka thënë për mediat italiane avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështje që i janë dërguar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Dy vizione të çështjes të cilat ndryshojnë ndërmjet dy organeve më të larta, njëri kombëtar dhe tjetri europian”, shton ajo. /ZËRI

Poll

MOS HUMB