Politikë

“T'i shkul veshët!”/ Manja sqaron debatin me Agron Shehajn: Ishte debat politik

Ulsi Manja u shpreh se e gjitha ishte në kuadër të një debati politik, duke u shprehur se tani është i fokusuar në qëllime të tjera.

k.m.
“T'i shkul veshët!”/ Manja sqaron debatin me Agron
Ulsi Manja

TIRANË- Një ditë pas përplasjes në Kuvend për amnistinë, sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duket se i ka hedhur pas krahëve debatet me deputetin Agron Shehaj. Pas aktivitetit të zhvilluar në prokurorinë e Përgjithshme, në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se e gjitha ishte në kuadër të një debati politik, duke u shprehur se tani është i fokusuar në qëllime të tjera.

“Dje ishte dje, dhe gjitha i takon atij debati të zhvilluar brenda asaj salle. Ishte dje ajo, sot është ditë e re. Ai ishte thjesht në debat i mirëfilltë politik i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj sot kemi punë të tjera dhe jemi edhe para Pashkëve. Kam dëgjuar nga stafi se është trajtuar në media, mirë bëjnë që e trajtojnë, më bëri pak nostalgjik se më kujtoi ankesat që bënim tek zysha për t'i zgjidhur. Mosha bën të vetën, nuk kthehemi dot në klasën e parë. Sot jemi për një tjetër punë,”- theksoi Manja.

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB