
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mbledhja ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar në orën 10:30. Mbledhja e kryesocialistit me drejtuesit e qarqeve u zhvillua në selinë rozë. I pranishëm mësohet të ketë qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas raportimeve, në fokus të takimit ishte procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste.
Drejtuesit politikë kanë bërë një analizë të punës në terren. Kreu i qeverisë u ka vënë si prioritet anëtarësimet e reja deri në mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste që pritet të zhvillohet në qershor.
Poll