
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se është në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe gjithçka duket se po shkon shumë mirë. Në një postim në rrjetin e tij social "Social Truth", Trump tha se po zhvillon diskutime serioze.
"Sot, Presidenti Emmanuel Macron i Francës u bashkua me mua në Zyrën Ovale për të folur në Samitin e G7. Takimi u thirr nga "Guvernatori' Justin Trudeau i Kanadasë, kryesuesi aktual i G7, për të njohur përvjetorin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë – e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Në të njëjtën kohë, jam në diskutime serioze me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë në lidhje me përfundimin e Luftës, si dhe transaksionet e mëdha të Zhvillimit Ekonomik që do të ndodhin midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Bisedimet po ecin shumë mirë!,"-shkruan Trump.
Trump dhe Putin folën rreth dy javë më parë, më 12 shkurt , dhe ranë dakord të takoheshin, pa marrë ende një vendim të përbashkët se kur dhe ku./ZËRI