Politikë

Koalicioni për '11 majin'/ Dy zyrtarët e Partisë së Lirisë mbërrijnë në selinë e PD-së, takim me Nokën

Palët do të diskutojnë për koalicionin që pritet të zyrtarizojnë dhe vendet se ku do të renditen në listën e mbyllur, pra në vendet e sigurta për deputetë.

k.m.
Koalicioni për '11 majin'/ Dy zyrtarët e Partisë
Edmond Haxhinasto dhe Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Blushi e Haxhinasto do të takohen me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Palët do të diskutojnë për koalicionin që pritet të zyrtarizojnë dhe vendet se ku do të renditen në listën e mbyllur, pra në vendet e sigurta për deputetë.

Mendohet që një ndër emrat që do të jetë pjesë e kandidatëve për deputetë është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Megjithatë edhe pse Meta vetë mendohet se do të garojë në Tiranë, nuk dihet sesa emrat të tjerë do të caktohen në lista të sigurta nga PL-ja. Deri më tani duket se palët janë në negociata./ZËRI

Poll

MOS HUMB