
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është prononcuar për mediat pas incidentit mes tij dhe disa personave në Vorë, mes tyre edhe Berti Xhabafti. Në një prononcim për mediat, Noka tha se personat me të cilët është përplasur janë "shoferi i Bert Xhabaftit dhe një shoqërues". Sipas tij, personat që përmendi "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
"Personi që u hoq si qytetar dhe që mediat dhe porthalet e regjimit e shesin si qytetar, është shoferi i Bert Xhabafti, ai tjetri shoqërues. E patë vetë, u filmua live, dy ushtarët e Bertit ishin brenda QV duke ushtruar presion. Bert Xhabafti është urdhëruar nga Rama të punojë me bandën e tij, për Blendi Gonxhen. Është denoncuar nga zonja Vokshi, sepse ka ngrënë dreka dhe darka me Blendi Gonxhen. Dua të denoncoj organizimin e kësaj bande në funksion të votave për Rilindjen. E imagjinoni të hyjë banditi si Bert Xhabafti? Ishte aty, e patë vetë. Keni parë ndonjë polic këtu? Ku është policia? Ku është SPAK-u? SPAK duhet të ishte këtu, ka dy orë që ka ndodhur ngjarja. Në Bazë të ligjit, duhet të ishin këtu. Banda e Xhabaftëve, është pajisur me bexhet e KQZ. Patronazhistët janë pajisur me bexha të KQZ. Keni reagim? Celibashi thotë se nuk janë bexha të prodhuara nga ne dhe janë fallco. Asgjë!
Ata kanë vetëm një shpresë, shpresa ësthë te bandat. U bëj thirrje qytetarëve, dilni në votime. Tmerri i bandave, është vota e lirë. Duhet rrëzuar ky pushtet horrash dhe banditësh. Po tregon atë që nuk e ka treguar as diktatura, që nuk imponohej me banda. Janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk u trembet atyre. Dita e qytetarëve po vjen, sot merr fund dita e bandave. Nesër do gdhidhet dita e qytetarëve. Dilni masivisht në votime,"-tha Noka ndër të tjera në fjalën e tij.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI