
VORË-Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Vora, ku më herët u raportua për një përplasje verbale mes kandidatëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, dhe disa qytetarëve. I pyetur nga mediat mbi këtë incident, Celibashi tha se nuk kishte informacion të detajuar mbi shkaqet e konfliktit, por theksoi rëndësinë e shmangies së tensioneve në terren dhe ndjekjes së kanaleve institucionale për adresimin e çdo shqetësimi. Celibashi deklaroi se procesi i votimit deri tani është i qetë, pavarësisht problematikave të vogla të raportuara në disa qendra votimi.
Ilirjan Celibashi: E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë nuk di të them se mbi ç'bazë ka ndodhur ai konflikt, është më me shumë dobi…e kuptoj gjithë shqetësimin që një objekt të ketë në momente të caktuara... Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë. Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë. Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar. Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar edhe më mirë se viti 2021. Ka numër problematikash më të ulëta në krahasim me vitin 2021. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.
Çfarë ndodhi në Vorë
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa persona jashtë një qendre votimi në Vorë. Burime për Zëri bëjnë me dije se Noka ka shkuar në mbështetje të disa deputetëve të PD që kishin pretendime se pjesëtarë të familjes Xhabafti ndodheshin jashtë QV. Situata është tensionuar pasi PD pretendon se fisi Xhabafti ka hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë, ndërkohë që ata deklarojnë se kanë shkuar për të votuar si qytetarë të Vorës.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI