Politikë

Veliaj firmos nga qelia: Rikthen Sara Goxhajn dhe emëron Sadi Vorpsin në Bashkinë e Tiranës

Vendimi i ri i Erion Veliajt vjen pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

zh.ll
Veliaj firmos nga qelia: Rikthen Sara Goxhajn dhe emëron Sadi Vorpsin
sadi vorpsi-sara goxhaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga qelia një tjetër vendim për Bashkinë e Tiranës. Ai ka rikthyer në detyrë Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist dhe ish-prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsin. Të dy kanë nisur sërish ushtrimin e funksioneve si nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës, duke rifilluar detyrën këtë të hënë.

Sara Goxhaj e ka mbajtur edhe më herët postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, deri në rikthimin e Anuela Ristanit, kur kompetencat e saj iu tërhoqën. Goxhaj ka ushtruar disa detyra brenda institucionit, teksa prej vitesh është pjesë e administratës vendore dhe e ekipit socialist në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, me vendimin e ri, ajo rikthehet sërish në postin e nënkryetares së bashkisë.

Nga ana tjetër, Sadi Vorpsi ka një eksperiencë të mëparshme në administratën vendore dhe në politikë Ai ka mbajtur detyrën e prefektit të Qarkut të Tiranës nga viti 2013 deri në vitin 2017, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste. Me vendimin e ri të firmosur nga Erion Veliaj, Vorpsi rikthehet në administratën e Bashkisë së Tiranës, këtë herë në detyrën e nënkryetarit.

Rikthimi i Sara Goxhajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vjen pas vendimit të 28 gushtit, kur Erion Veliaj i tërhoqi Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e bashkisë. Ristani kishte ushtruar këtë funksion që prej shkurtit të vitit 2025, pas arrestimit të Veliajt.

Vendimi i ri i Erion Veliajt vjen pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Më 28 gusht, Veliaj i tërhoqi Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e bashkisë, e cila e ushtronte këtë funksion që pas arrestimit të kryebashkiakut. /ZËRI

Poll

MOS HUMB