Politikë

Vota e diasporës, Celibashi: KQZ të administrojë kërkesat e votuesve jashtë Shqipërisë

Kreu i KQZ propozoi që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike.

f.t
Vota e diasporës, Celibashi: KQZ të administrojë kërkesat e
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Në mbledhjen e sotme të grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore i pranishëm ishte edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhje u diskutua rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Pas takimit Celibashi tha se palët janë të angazhuara për të realizuar votën e diasporës. Kreu i KQZ propozoi që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike.

Ilirjan Celibashi: Nëse nuk do të kemi rregullat për votimin nga jashtë brenda këtij sesioni të kuvendit, thuajse me siguri absolute votimi nga jashtë nuk mund të realizohet në 2025. Nga ajo që pashë në këtë format tavoline, duket që palët janë të angazhuara seriozisht. Nuk e di nëse do të prodhojnë rezultat, por duket që ka interes dhe vullnet për një zgjidhje në lidhje për këtë cështje duke e parë nga natyra e pyetjeve. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit. Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ. Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike. Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë. Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike.

Vota e diasporës është kthyer në çështjen më "të nxehtë" të diskutimeve lidhur me Reformën e Re Zgjedhore. Partia Socialiste ka propozuar që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Ndërkohë në një takim të fundit Opozita e Bashkuar ka propozuar që diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje. Po ashtu kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB