Politikë

Zbardhet shkresa/ Urdhri i prokurores Elona Alvora: Të merren masat për arrestimin e Ervin Salianjit

Në shkresën që i është dërguar policisë së Tiranës, dhe një kopje Kuvendit, thuhet se Salianji do e vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme

E.K
Zbardhet shkresa/ Urdhri i prokurores Elona Alvora: Të merren masat
ervin salianji

TIRANË- Është zbardhur urdhri i prokurores së Tiranës Elona Alvora, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në dokumentin që i është dorëzuar Kuvendit dhe Policisë, prokurorja kërkon marrjen e masave për arrestimin e Salianjit. Në vendimin e prokurores ngarkohet drejtoria e Policisë së Tiranës për arrestimin e Salianjit, ndërkohë që deputeti tashmë me mandat të djegur, do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Zbardhet shkresa/ Urdhri i prokurores Elona Alvora: Të merren masatZbardhet shkresa/ Urdhri i prokurores Elona Alvora: Të merren masatZbardhet shkresa/ Urdhri i prokurores Elona Alvora: Të merren masat

Pjesë nga dokumenti:

Në Tiranë, sot më datë 27.09.2024, unë Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi studiova vendimin Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhënë për të dënuarin:

Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dti 16.01.1988, lindur në Korçë, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, rruga “Asim Vokshi”, i ndjekur në gjendje të lirë, i përfaqësuar nga Av. Ledio Braho,

KONSTATOVA

Me vendimin penal nr. 2900, datë 18.12.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndër të tjera:

Të deklarojë fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallzimı I rremë”. kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 të Kodit Penal, e denon me I (nje) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita që ky vendim merr formë të prerë.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme

Ky vendim gjyqësor është marrë në shqyrtim më datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku në lidhje me të dënuarin është vendosur si vijon:

“Lënien në fuqi të vendimit nr 2900, date 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.” Vendimi është sjellë për ekzekutim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Rezulton se shtetasi Ervin Salianji është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për pasojë një kopje e urdhrit duhet t’i komunikohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 

Për sa më sipër, në mbështetje të neneve 462-464 të K.Pr.Penale, si dhe ligjit 79/2020 Par ekzekutimin e vendimeve penale”,

Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallzimi I rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 të Kodit Penal.
Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:

2.1 I dënuari duhet të vuaj dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Ky urdhër t’i njoftohet të dënuarit Ervin Bujar Salianji, mbrojtësit, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (për shkak se I dënuari gëzon statusin e deputetit), si dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Për fillimin dhe përfundimin e ekzekutimit të këtij vendimi penal të njoftohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit.

Poll

MOS HUMB