Politikë

Zgjedhjet Vendore 2027, KQZ letër partive: Kërkojmë votim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Përmes një kërkese zyrtare drejtuar partive politike, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre.

zh.ll
Zgjedhjet Vendore 2027, KQZ letër partive: Kërkojmë votim
foto ilustrim: ilirjan celibashi-dokumenti i kqz

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht konsultimet me subjektet politike lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen në maj 2027.

Përmes një kërkese zyrtare drejtuar partive politike, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre. Sipas shkresës, KQZ kërkon votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha. KQZ e konsideron këtë një qasje të arsyeshme dhe proporcionale, duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative të procesit.

"Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale", shkruhet në dokumentin e KQZ-së. 

Por, para se të japin qëndrimin zyrtar, KQZ u kërkon partive politike që të caktojnë përfaqësues për një takim konsultues në KQZ. Takimi është planifikuar të zhvillohet më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

"Kërkojmë nga ana juaj të caktoni përfaqësuesin/t tuaj për të marrë pjesë në një takim konsultues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, datë 9 tetor 2026, në orën 11:30," thuhet në kërkesën zyrtare.

Zgjedhjet Vendore 2027, KQZ letër partive: Kërkojmë votim

Zgjedhjet Vendore 2027, KQZ letër partive: Kërkojmë votim
dokumenti i kqz

Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB