Qytetërim

Alketa i përmendi Arbanën, Ledioni nuk harroi ta thumbonte: Ajo duhej brenda në shtëpi, se do na përçante…

Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço me humor thanë se do të futen në Big Brother

E.K
Alketa i përmendi Arbanën, Ledioni nuk harroi ta thumbonte: Ajo duhej
alketa, ledioni dhe arbana

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme Alketa Vejsiu u shfaq në studion e Big Brother në rolin e opinionistes, ku nuk harroi të përmendte edhe emrin e Arbana Osmanit, paraardhëses së Ledion Liços në drejtimin e emisionit.

Duke komentuar, Alketa dhe Ledioni po diskutonin se si do të kishin hyrë me patjetër në "Big Brother", nëse do të ishin në të 20-a e tyre dhe do të synonin për t'i hyrë rrugës së televizionit. 

Me batutë, më pas thanë se do vijë një moment që do futen të dy brenda shtëpisë, edhe në këtë moshë.

Aty, Alketa vendosi ta vazhdojë batutën me: "Prezantimin kujt do t'ia lëmë?!", ndërsa vijoi: "Arbana Osmanit!"

"Po shumë bukur," u shpreh shkurt Ledioni, por kur Monika Kryemadhi dha idenë që më mirë të hynte dhe Arbana brenda me ta, ai hodhi menjëherë kunjën:

"Ah, po, se ajo na përçan."

BISEDA

Ledioni: Do vijë një moment që unë dhe Alketa Vejsiu do hyjmë në BBV.

Alketa: Prezantimin kujt do t’ia lëmë? Arbana Osmanit

Ledioni: Po, ta bëjë shumë bukur. Je dakord që ta bëjë Arbana programin apo do ta bësh ti?

Kryemadhi: Arbana duhet atje brenda.

Ledioni: Ajo na përçan.

Arbana dhe Ledioni, dikur miq të pandashëm mes tyre, së bashku me Eno Popin, tashmë duket se i kanë ndarë rrugët e tyre përfundimisht. Shkak për këtë është bërë rivaliteti për drejtimin e emisionit, ndërsa të dy hera herës kanë thumbuar njëri-tjetrin edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB