TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma ka ndezur një debat të fortë publik me një reagim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ku vë në shënjestër mënyrën se si reality show-t, veçanërisht Big Brother në Kosovë dhe Shqipëri, po shfrytëzojnë vajzat për shikueshmëri dhe klikime. Sipas Lumës, ky rekord shikueshmërie nuk është thjesht sukses televiziv, por pasqyrë e asaj që po konsumohet masivisht. Në reflektimin e saj, artistja thekson se vëmendja publike po ndërtohet kryesisht mbi histori ku vajzat vendosen përballë njëra-tjetrës, dhe konfliktohen për djem.
POSTIMI I PLOTË I VESA LUMËS
Çfarë do të thotë të jesh femër sot?
(bazuar nga "reality shows" në Kosovë e Shqipëri). E nisa dje ditën me lajmin që Reality Shoë televiziv Big Brother ka arritur shikueshmërinë rekord prej 4.1 MILIARDË shikime. Dhe vetëm të jesh shumë snob, (e mos të duash të shohësh se ku qëndron realiteti në të cilin po jetojmë) e mos te jesh kureshtar të shohësh çka e bën këtë vit këto reality kaq të ndjekur.
Pra, këto klikime këtë vit, po i bëjnë femrat kryesisht (në të dyja BB -Kosovë e Shqipëri) Në Kosovë për momentin janë 3 vajza të cilat u "çmendën" për një djalë, ndërsa në Shqipëri, janë dy vajza që paskan pasur të njëjtin djalë të dashur (dhe janë duke konkuruar si "një" person i vetëm) dhe "nusja" që ka hyrë për t'i treguar "kunatës" mos të flejë në një krevat me burrë të martuar se jashtë babai/vjehrri i saj nuk e perballon dot.
Shumë mirë për këto dy a tre "don zhuanët" shqiptarë, alamet kënaqësie që do t'i rrit në piedestal brenda shoqërisë së tyre.
Por unë, pse vazhdoj e befasohem për modelin e mashkullit që zgjedhin vajzat tona? Realisht shumica e vajzave tona janë në këtë gjendje?
Une si një person publik, që kam një rreth tepër të ngushtë shoqeror, ndoshta më ka shkel "rrota e historisë" shqiptare, por ama botën e kam parë… Është ndryshe të jesh i hapur ndaj eksperiencave të reja (romantike,marrëdhenie e hapur, tradicionale, poliamoroze, monograme, sex i njejtë etj) dhe ndryshe të ABUZOHESH psiqikisht apo fizikisht nga një lidhje.
Nëse ky është modeli i shumicës, atëherë, më vjen tepër keq që femrat sot nuk dinë çka është të të përmbushet zemra me dashuri. Dhe realisht më vjen keq që ky vend që ka më shumë rini se pleq, rini të bukur qebesa, vend me potencial të jashtzakonshëm, me talente të cilët edhe bota i ka lakmi, të përfundojë në këtë deregje dhe si influencë për vajzat e reja që jetojnë në këtë vend.