SPANJË- Ishte një El Clasico plot pasion, tension, markime të ashpra, përjashtime (Pedri) dhe në fund ishin madrilenët ata që festuan, me rezultatin e përgjithhëm 2-1.
Nervozizmi vazhdoi në finale, me lojtarët dhe stafin…, ndërsa Lamine Yamal dhe Vinicius Junior shkëmbyen… fjalë.
Megjithatë, anësori brazilian ishte siguruar të shkaktonte shqetësim me sjelljen e tij, në kohën kur trajneri Xabi Alonso vendosi ta zëvendësonte.
Disa orë pas finales së derbit, media spanjolle zbuloi se çfarë po thoshte 25-vjeçari, si dhe përgjigjen e trajnerit spanjoll.
Konkretisht, kur u informua se do të nxirrej nga fusha, “Vini” i bërtiti Alonsos i habitur: “Unë? Unë, të zëvendësohem?”, me ish-trajnerin e Leverkusenit që iu përgjigj me një ton të fortë: “Hajde, dil shpejt, o idiot!”.
Pastaj, braziliani, duke ngritur kokën, tha “Fuck”. Ndërkohë që debati mes tyre ka vazhduar dhe pas ndeshjes, me futbollistin që ka paralajmëruar largimin nga ekipi madrilen.